Ndërmarrësi Armend Malazogu diskutoi me studentët e AAB-së për rrugëtimin drejt suksesit të Kompanisë “Frutomania”

10 Nëntor 2021

Në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë (#GEW #gewkosovo2021), në Qendrën Mediale të Kolegjit AAB u zhvillua diskutim i hapur me studentë “Storie suksese me një ndërrmarrës”.

I ftuar në këtë aktivitet ishte z. Armend Malzogu, ndërrmarrës nga Kompania “Frutomania”, i cili shpalosi rrëfimin e tij të suksesit për studentët.

z.Malazogu tha se me punë arrihet gjithçka, të qenit lider në treg është privilegj por njëherësh dhe përgjegjësi për epitetin që ju është dhënë. Ai porositi studentët se mjafton që të keni një vizion të qartë dhe të punoni fort në realizimin e tij.

Kompania “Frutomania”, është një kompani me produkte speciale, lëngje që përmban vetëm lëng frutash të shtrydhur, e njohur tashmë jo vetëm në Kosovë për cilësinë e produkteve por edhe në nivel ndërkombëtar.
Aktiviteti i sotëm i zhvilluar në kuadër të GEW2021, u mundësua nga UN Women.

Share: