Në Çeki fillon puna për projektin MORIN me partner Kolegjin AAB

13 Shkurt 2024
In the Czech Republic, work begins on the MORIN project with AAB College as a partner

Prorektorja për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Bashkëpunim Venera Llunji e shoqëruar nga profesorët Ersan Hamdiu, Shkëlqim Miftari dhe Aleksandar Takovski po marrin pjesë në fillimin e punës rreth projektit MORIN nga Erasmus+, në të cilin Kolegji AAB është partner.

Gjatë qëndrimit në Palacký University në Olomuc të Çekisë u zhvilluan disa takime me profesorët Marie Sieberová dhe Pavlína Flajšarová, ku u fol për mënyrën e organizimit të mobiliteteve nga aspekti i përgjithshëm organizativ mes dy institucioneve, si pjesë e projektit MORIN.

Univeristeti Palacký ka rreth 22 mijë studentë, 750 personel akademik dhe 300 personel administrativ. I themeluar në vitin 1573, duke ruajtur traditën e vjetër dhe duke ngërthyer vizionin modern, ky universitet ofron programe në tri nivelet e studimeve në 8 fakultete të ndryshme.

Universiteti ka 1135 marrëveshje ERASMUS+ të llojit IIA (KA 131 dhe 171), me 468 universitete; 106 marrëveshje CEEPUS dhe 196 MoU.

Share: