Në ditën e dytë të punëtorisë për studentët e Komunikimit Masiv të Kolegjit AAB u fol për lajmet e rreme

16 Dhjetor 2022

Sot ka vazhduar dita e dytë e punëtorisë për studentët e Komunikmit Masiv të Kolegjit AAB, e përkrahur nga Byroja për Çështje Arsimore dhe Kulturore e Departamentit të Shtetit Amerikan.

“Pse lajmi i rremë: përmasa dhe efekti”, ishte tema e ligjëratës së parë që u mbajt nga gazetari Kreshnik Gashi, i cili për studentët e Fakultetit të Komunikimit Masiv të Kolegjit AAB, tregoi në lidhje me vërtetimin e lajmeve të rreme dhe sa efekt kanë ato te masa. Ndër të tjera, ai iu tha studentëve që një nga shtyllat kryesore për të qenë gazetar i suksesshëm është kredibiliteti që ata krijojnë.

Ndërsa Prof. Dr. Ibrahim Berisha, trajtoi rolin e propagandës në media, mashtrimin dhe identifikimin. Ai përmendi disa raste bashkë me studentët kur propaganda në media kishte luajtur rol në përcaktimin e audiencës, por edhe përmendi hapat që ndihmojnë në identifikimin e saj.

Studentët që morën pjesë në këtë punëtori, parashtruan pyetje në lidhje me shkaktarët e propagandës nga media, efektet e lajmeve të rreme dhe historikun e tyre.

Share: