Në kuadër të shënimit të Javës Botërore të Kreativitetit dhe Inovacionit, Fakulteti Ekonomik i Kolegjit AAB ka organizuar aktivitete një javore në tre kampuset e Kolegjit AAB.
Hapja solemne e aktiviteteve u bë në degën e Kolegjit AAB në Ferizaj.
Në hapje të ceremonisë së organizuar me këtë rast, Drejtori i Kolegjit AAB në Ferizaj Medain Hashani, shpalosi agjendën e aktiviteteve të shumta të organizuara nga Klubi i Ekonomistëve të Rinj.
Preznt në këtë organizim, ishte edhe zëvendësministri i Financave, z. Mustaf Grainca, i cili tregoi rëndësinë e inovacioneve.
Graninca, tha se Qeveria e Kosovës ka hapur ministrinë e veçantë për inovacione nga e cila janë duke u mbështetur bizneset fillestare dhe ekzistuese inovative.
Ai tutje tregoi edhe për krijimin dhe funksionimin e Qendrës Inovative në Ferizaj, ku ftoi studentët e Kolegjit AAB të kontribuojnë me idetë e tyre.
Të pranishëm në këtë panel ishin edhe nënkryetarja e Klubit të Ekonomistëve të Rinj, Kaltrina Muqaj dhe Këshilltari i Klubit, Drilon Hoti.
Të njëjtit prezantuan hulumtimet e bëra për inovacionet dhe Ekonominë Digjitale.