Në kuadër të Fakultetit të Shkencave Sociale të Kolegjit AAB është bërë promovimi i Qendrës Edukative për Zhvillim dhe Aftësim Praktik të studentëve. Dekanja e këtij fakulteti Saranda Shatri, potencoi rëndësinë e madhe që ka kjo qendër, e cila do të shërbej për të realizuar zhvillimin dhe aftësimin praktik të studentëve. Te pranishëm në hapjen e qendrës ishte prof. Fadil Latifi dhe studentët e vitit të tretë nga ky fakultet.
Kjo qendër do të jetë multifunksionale, me qëllim të ngritjes së cilësisë dhe zhvillimit të metodologjive bashkëkohore për realzimin e pjesës praktike në kuadër të shumë lëndëve në programin Përkujdesje dhe mirëqenia e fëmijëve, njëkohësisht do të realizohen edhe aktivitete me karakter profesional.