Në Kolegjin AAB mbahet Kampionati i Parë në disiplinën “Fitness Challenge” – Studentët shënojnë rezultate rekord

3 Shtator 2024

Federata e Bodybuildingut dhe Fitnessit të Kosovës dhe Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB, kanë organizuar Kampionatin e Parë në disiplinën “Fitness Challenge”. Kjo ngjarje po mbahet në Kolegjin AAB, pas kampit veror të mbajtur për katër ditë rresht i organizuar nga Kolegji AAB dhe Federata Shqiptare e Bodybuilding dhe Fitness.
Studentët e Kolegjit AAB shënuan rezultate rekord në të gjitha disiplinat, pikë këto që do ju shërbejnë për pjesëmarrje në garat ndërkombëtare. Lista e studentëve fitues është si vijon:
Kategoria Meshkuj/ Niveli Gold – Vendi i 1 – Alban Asllani (247 pikë);
Vendi i 2-të – Shkëlqim Miftari (190 pikë);
Kategoria Femra/Niveli Silver – Vendi i 1-rë – Bleona Kasami (257 pikë)
Kategoria Meshkuj/Niveli Silver – Vendi i 1-rë – Fatbardh Ajvazi (266 pikë);
Vendi i 2-të – Adis Salihi (261 pikë) Kolegji AAB
Kategoria Meshkuj/Niveli Bronze – Vendi i 1-rë – Adis Salihi (313 pikë)
Kolegji AAB u nderua me mirënjohje të veçantë nga dy federatat për bashkëpunimin dhe organizimin e shkëlqyer. E gjithë gara u mbikëqyr nga ekspertët dhe gjyqtarët ndërkombëtar: Rando Kukeli, Jurgen Veizi dhe Egli Danshi.
Kurse mirënjohjet dhe shpërblimet tjera u ndanë nga dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit Fatmir Pireva, drejtori sportiv nga Federata e Bodybuildingut dhe Fitnessit të Kosovës Esat Lata, kryetari i Federatës së Bodybuildingut dhe Fitnessit të Kosovës Fadil Kunushevci, Rando Kukeli nga Federata Shqiptare e Bodybuilding dhe Sabri Dragusha menaxher nga Federata e Bodybuildingut dhe Fitnessit të Kosovës.

Share: