Federata e Bodybuilding & Fitnessit të Kosovës, në bashkëpunim me Kolegjin AAB, përkatësisht Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit, organizuan garën e radhës: Kupa e Kosovës dhe Mbarëkombëtare në Bodybuilding dhe Fitness.
Kjo ngjarje u mbajt në Teatrin “Faruk Begolli” në Kolegjin AAB dhe ngjalli interesim të madh, duke mbledhur shumë garues nga Kosova dhe Shqipëria.
Garat u shpallën të hapura nga Dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit, Fatmir Pireva, dhe Kryetari i Federatës së Bodybuilding & Fitnessit të Kosovës Esat Lata, të cilët gjithashtu ndanë medaljet, kupat dhe mirënjohjet për pjesëmarrësit.
Për organizimin e shkëlqyeshëm, Kolegji AAB u nderua me mirënjohje të veçantë.