Në Kolegjin AAB mbahet tryezë diskutimi me përfaqësues të Dhomave të Specializuara të Kosovës

19 Shtator 2024

Stafi dhe studentët e Kolegjit AAB kanë marrë pjesë në tryezën e diskutimit me përfaqësuesit e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Të ftuar në këtë tryezë ishin: Koordinatori i Zyrës për Informim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës Michael Doyle dhe asistentja në Zyrën për Informim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës Ana Profozic, Avokati i Popullit Paul Landers, Amer Alija drejtor i FDH, Besnik Begaj dhe Nisa Ferat përfaqësues të FDH.

Prorektorja e Kolegjit AAB Venera Llunji, iu uroi mirëseardhje të ftuarve të cilët diskutuan tema të shumta duke filluar nga funksioni i Dhomave të Specializuara të Kosovës, kompetencat e tyre, proceset që realizohen, sfidat me të cilat përballen etj.

Për të pranishmit gjithashtu u ndanë edhe kronologji të disa çështjeve ku përfshiheshin gjykimet ndaj ish liderëve politikë të Kosovës.

Si temë tjetër me rëndësi ishte edhe pjesëmarrja e viktimave në proceset gjyqësore që realizohen në Hagë, duke ofruar detaje për procesin e verifikimit që ata kalojnë.

Në fund të diskutimeve studentët patën pyetje të shumta drejtuar të ftuarve, që ndërlidheshin me anën profesionale dhe të këtyre institucioneve.

Share: