Në kuadër të Javës Botërore të Kreativitetit dhe Inovacionit, FKGK mbajti ligjëratë për studentët e Fakultetit Ekonomik

22 Prill 2022

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) mbajti ligjëratë në Kolegjin AAB me temën “Roli i skemave garantuese”. Ligjëratën para studentëve e zhvilloi z. Alban Kastrati, Menaxher i Lartë i Riskut. Ai shpalosi rolin e FKGK në financimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) në ekonominë e Kosovës, sidomos në ata sektorë që bankat komerciale hezitojnë të ndërmarrin rrezik financiar, si në bujqësi, startaup-e, kredi për biznese të grave, kredi për ekonomi të gjelbër etj.

Studentët e Kolegjit AAB ishin kurreshtarë të dijnë më shumë për rolin e FKGK në ekonominë e Kosovës, prandaj gjatë gjithë ligjëratës parashtruan pyetje të ndryshme.

Share: