Në prag të festave të fundvitit, Kolegji AAB, organizoi aktivitet kulturor më fëmijët me Sindromën Down

28 Dhjetor 2018

Studentët e Fakultetit të Gjuhës Angleze dhe të Kulturës Fizike në Kolegjin AAB, në bashkëpunim me Qendrën “Down Syndrome Kosova”, me rastin e festave të fundvitit organizuan aktivitete kulturore me studentët dhe personat me Sindromën Down, i cili kishte për qëllim socializimin dhe gjithpërfshirjen e tyre.

Studentët e AAB-së, pjesëmarrës në këtë aktivitet u shprehën shumë të lumtur që patën mundësi të jenë pjesë e këtij aktiviteti, duke thënë se iniciativat si kjo dëshmojnë se të gjithë fëmijët janë të barabartë pa marrë parasysh zhvillimin fizik të tyre.

Me këtë rast, personat me Sindromën Down, patën rastin të këndojnë se bashku me artisten Vala Mulliqi, e cila njëherësh është edhe studente e Gjuhës Angleze në Kolegjin AAB.

Kolegji AAB gjithmonë bën përpjekjeve për integrimin social të personave me Sindromën Down, këtë e dëshmon më së miri edhe numri i madh i aktiviteteve që organizohen çdo vit në bashkëpunim me qendrën “Down Syndrome Kosova”.

Share: