Në shënim të Ditës Olimpike Ndërkombëtare, studentët e AAB-së u ngjitën në Majën e Lubotenit

26 Qershor 2023
In celebration of the International Olympic Day, AAB students climbed the Sharr Mountains

Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB ka shënuar 23 Qershorin, Ditën Olimpike Ndërkombëtare, duke u ngjitur në Malet e Sharrit. Ky ishte viti i 10-të që studentët e Kolegjit AAB e shënojnë këtë datë me këso lloj aktivitetesh.

Destinacioni i shtegut nëpër të cilin kaluan ishte vendi i quajtur Bulica Malet e Sharrit, Maja e Lubotenit 2498m, ku ngjitja në këtë terren llogaritet mbi mesatare e vështirë. Shtegu ishte i gjatë 12 km dhe ecja zgjati gjithsej 7 orë. Studentët shijuan pamjet e maleve të dendura, natyrën, ujëvarat dhe të gjithë ia arritën të ngjiten në Majën e Lubotenit.

Në ekspeditën e organizuar me këtë rast, e që për Kolegjin AAB tashmë ka kaluar në traditë të përvitshme, morën pjesë profesorë dhe studentë të Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit. Këtë vit ky aktivitet u mbështet edhe nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Share: