Në Teatrin Kamertal të Kolegjit AAB mbahet shfaqja “Le Prénom”

11 Nëntor 2022

Mbrëmë në Teatrin Kamertal të Kolegjit AAB, është mbajtur shfaqja e pjesës teatrale “Le Prénom”, në gjuhën frënge. Kjo shfaqje zgjoi interesim të madh tek të pranishmit, për shkak të temës që trajtonte, një komedi e realizuar me mjeshtëri nga grupi teatral franko-zviceran me origjinë shqiptare “Théâtre Kurora”.

Në këtë shfaqje pati të ftuar përfaqësues të ambasadës franceze, nga ambasada e Zvicrës dhe Kanadasë, dhe studentët e fakultetit të gjuhës frënge të Universitetit të Prishtinës.

Kjo shfaqje u organizua për nder të shkrimtarit të njohur Ali Podrimja, duke qenë kështu një ndër aktivitetet e shumta që Kolegji AAB mban në kujtim të veprës dhe jetës së tij.

Share: