Në vazhdën e aktiviteteve të Javës Botërore të Kreativitetit dhe Inovacionit është mbajtur tryezë diskutimi rreth sfidave të grave në bizneset inovative

23 Prill 2022

Në kuadër të Javës Botërore të Kreativitetit dhe Inovacionit organizuar nga Fakulteti Ekonomik është mbajtur debati rreth sfidave të grave në bizneset inovative. Të pranishme në debat ishin Fatbardha Dallku, themeluese e Innovation Academy, Lorika Govorri, themeluese e biznesit Punë N’Dorë dhe profesoresha në Fakultetin Ekonomik, Fëllënza Pula.

Gjatë tryezës së diskutimit, Fatbardha foli për përvojën dhe sfidat e saj që nga fillimi i studimeve në Inxhinieri Kompjuterike, përvoja e punës në Gjermani, sfidat pas kthimit nga Gjermania ku tregoi për paragjykimet qe njerëzit kishin mbi aftësitë e saja si programere vetëm pse ishte vajzë e deri te idea e hapjes së biznesit, pra Akademisë së Innovacionit.

“Unë fillova të mendoj se si rrobat që kisha në shtëpi ti ri-dizajnoj edhe të i vendos në shitje. Fillova nga rrobat e mija, kurse sot biznesi ynë fillon eksportin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës” tha Lorika Govori, themeluese e biznesit Punë N’Dorë. Lorika tregoi sfidat e saj gjatë hapjes së biznesit të cilat ishin reduktuar me shumë mund dhe përkushtim.

Profesoresha Fëllënzë Pula shpalosi sfidat e saj si udhëheqëse në institucione të ndryshme. Profesoresha tha se tani akademia është mjaft e angazhuar në hulumtime rreth sfidave të grave në biznes dhe rekomandimet nga këto hulumtime kanë pas impakt në zvogëlimin e sfidave në biznes për gra. Profesorët dhe studentët në Kolegjin AAB vazhdojnë me hulumtime në këtë fushë dhe si të tilla kontribuojnë në rritjen e vetëdisimit në shoqëri.

Ndërmarrëset Fatbardha dhe Lorika inkurajuan studentët që të kenë guxim për hapjen e bizneseve të reja dhe me punë e përkushtim do të tejkalojnë çdo sfidë.

Share: