Dekani i Fakultetit të Psikologjisë të Kolegjit AAB, Naim Telaku ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me qendrën “Autizmi flet”, e përfaqësuar nga drejtoresha Violeta Hyseni. Marrëveshja parasheh bashkëpunimin e vazhdueshëm mes Kolegjit AAB dhe kësaj qendre, bashkë me mundësinë e realizimit të praktikës nga studentët në këtë qendër.
Të dy palët shprehën mirënjohje për nënshkrimin e marrëveshjes, duke shtuar se në të ardhmen presin rezultate konkrete nga bashkëpunimet e realizuara.