Një ligjëratë me profesionistë të fushës penale është zhvilluar për studentët e Fakultetit Jurik të Kolegjit AAB, kampusi Gjakovë, e cila u organizua me qëllim të realizimit të pjesës praktike të studentëve. Ligjërata u mbajt nga nënkoloneli i Policisë së Kosovës, Bekim Avdiaj, si shef i hetimeve regjionale në Drejtorinë Regjionale të Policisë në Gjakovë. Tema e ligjëratës kishte të bënte me sfidat e sigurisë, kërcënimet serioze si nga terrorizmi dhe performanca e policisë për garantimin e sigurisë së qytetarëve të Kosovës.
Studentët në këtë mënyrë u informuan se si qëndron Kosova në këtë pikë dhe cilat janë masat që janë ndërmarrë për sigurinë në vend.