Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes Kolegjit AAB dhe Gjykatës Themelore në Ferizaj

28 Maj 2024

Dekani i Fakultetit Juridik Mentor Lecaj dhe kryetari i Gjykatës Themelore të Ferizajt Mustaf Tahiti, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Bazuar në këtë marrëveshje, studentët e Fakultetit Juridik do të kenë mundësinë të ndjekin punë praktike në Gjykatën Themelore të Ferizajt, përfshirë edhe degët e saj në Kaqanik dhe Shtërpcë.

Përveç kësaj, mes dy palëve pritet edhe organizimi i konferencave, tryezave, seminareve, vizitave dhe shumë ngjarjeve tjera më rëndësi që përfshihen në marrëveshje.

Share: