Dekani i Fakultetit Ekonomik, prof. Medain Hashani, nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me korporatat “Doni Produkt”, “Doni Fruits” dhe “Frutaria”, me përfaqësues z. Bekim Sinanin, drejtor për financa dhe administratë.
Ky memorandum i bashkëpunimit ka për qëllim ofrimin e aftësimit profesional përmes punës praktike dhe shqyrtimit të mundësisë së punësimit, mbajtjen e takimeve informuese dhe aktiviteteve të ndryshme profesionale të cilat ofrohen nga tre korporatat për studentët e Kolegjit AAB, më saktësisht të Fakultetit Ekonomik.