Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi ndërmjet Kolegjit AAB Gjakovë dhe Drejtorisë së Arsimit.

19 Shkurt 2020

Kolegji AAB, dega në Gjakovë dhe Drejtoria e Arsimit e Komunës së Gjakovës nënshkruan sot një memorandum bashkëpunimi.
Përmes kësaj marrëveshjeje të nënshkruar nga Drejtori i Kolegjit AAB në Gjakovë, Rifat Haxhija dhe Drejtori i Arsimit të Komunës së Gjakovës, Bernard Frrokaj, studentët e Kolegjit AAB tashmë do të kenë mundësi të reja për aftësim praktik dhe profesional në institucionet shkollore të Komunës së Gjakovës.

Marrëveshja ua lehtëson kryerjen e punës praktike studentëve të programit Shkenca Sociale- drejtimi Përkujdesja dhe Mirëqenia e fëmijëve si dhe atyre të programit Gjuhë Angleze.
Palët nënshkruese u dakorduan që pas nënshkrimit të këtij memorandumi në të ardhmen do të angazhohen edhe për bashkëpunime në fushat tjera që lidhen me arsimin.

Share: