Nesër nis Konferenca Ndërkombëtare për Shëndetin, Mirëqenien, Edukimin dhe të Drejtat e Fëmijëve

31 Maj 2022

Për të pestën herë me rradhë Kolegji AAB në bashkëpunim me Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore (QHPSM) do të organizojë Konferencën e Pestë për Shëndetin, Mirëqenien, Edukimin dhe të Drejtat e Fëmijëve. Kjo ngjarje realizohet për të mbështetur mbështetur fëmijët, të cilët përfaqësojnë 34% të popullsisë së Kosovës (Agjencia e Statistikave të Kosovës, 2018), që ata të mund të lulëzojnë në çdo aspekt të jetës së tyre, veçanërisht në lidhje me shëndetin, mirëqenien, edukimin dhe të drejtat e tyre. Për më tepër, qëllimi i kësaj konference është të mbledhë studiues nga e gjithë bota për të paraqitur avancimet në lidhje me edukimin, shëndetin, mirëqenien dhe të drejtat e fëmijëve dhe për të nxitur një mjedis të favorshëm për shkëmbimin e ideve dhe informacioneve duke integruar përbërës teorikë dhe praktikë të kësaj çështjeje.

Kësaj radhe, konferenca do të përqendrohet kryesisht në mirëqenien e fëmijëve për shkak të dukurive të fundit në botë. Shumë fëmijë janë në disavantazh për shkak të pandemisë COVID-19, kështu që aspiratat e tyre fizike dhe mendore do të preken. Pra, mirëqenia post-pandemike dhe rikuperimi psikologjik është tema kryesore në literaturën botërore. Andaj, të dhënat më të reja në këto fusha do të ndihmojnë orientimin e vendimmarrësve me gjetje të bazuara në evidencë për të parandaluar dhe ndërhyrë në mënyrën e duhur sa më shpejt dhe me mençuri të jetë e mundur.

Si përfundim, konferenca synon të inkurajojë debatin e mirëfilltë shkencor dhe politik-bërjen e bazuar në evidencë duke promovuar shëndetin, mirëqenien, edukimin dhe të drejtat e fëmijëve.

Share: