Si kapitull përcaktues në jetën e saj akademike i cilëson studimet në AAB, studentja e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike Rina Doda.
“Gjatë kësaj kohe, fitova një bazë të fortë teknike dhe vetëbesimin për të përballuar sfidat reale të tregut të punës. Mësimi praktik, stafi i përkushtuar dhe qasja reale ndaj zhvillimit profesional në AAB më ndihmuan të formoj mënyrën time të të menduarit dhe zgjidhjes së problemeve, si aftësi thelbësore në industrinë moderne të teknologjisë”, tha Rina ndër të tjera.
Ajo sot ka një pozitë tejet të rëndësishme si inxhiniere e të Dhënave dhe Integrimeve, në një trust investimesh në pasuri të paluajtshme që fokusohet në blerjen, pronësinë dhe operimin e pronave industriale në mbarë Shtetet e Bashkuara.
Rina është mirënjohëse edhe ndaj mbështetjes së vazhdueshme nga AAB, ndërsa shpreson që storia e saj të shërbejë si frymëzim për studentët e tanishëm dhe të ardhshëm që të ndjekin me përkushtim dhe pasion qëllimet e tyre.