Fakulteti i Stomatologjisë ka hapur sot Kongresin Ndërkombëtar të Stomatologjisë “Prishtina Dental Weekend”, në edicionin e dytë të radhës ku do ofrohen trajnime, prezantime dhe ligjërata me të ftuar ndërkombëtar.
Dekani i Fakultetit të Stomatologjisë Astrit Kuçi në hapjen e kongresit tha se iniciativa të tilla vazhdojnë të theksojnë rolin e studentëve në këtë fakultet, pasi ata do kenë rastin të prezantojnë punimet e tyre para emrave prestigjioz në këtë fushë.
Zv/rektori i Kolegjit AAB, Shemsedin Vehapi, u shpreh tejet i nderuar me pjesëmarrjen e të pranishmve në këtë kongres, ndërsa shtoi se do vazhdojnë edhe në të ardhmen të organizojnë ngjarje e aktivitete të tilla që përbëjnë rëndësi të madhe për një institucion arsimor.
Më pas vazhduan sesionet e para ku u diskutuan tema si: Diagnostifikimi dhe trajtimi i disfunksionit kraniomandibular, sfidat e rivendosjes së estetikës në zonat anteriore, fortësia dhe densiteti i zirkoniumit konvencional dhe atij monolitik pas sinterimit etj.
Kongresi do të vazhdojë me 6 dhe 7 maj 2023, me sesione tjera të radhës nga eskpertë britanikë, spanjollë dhe studentët me prezantimet e tyre të zgjedhura.