Nis programi i tretë vullnetar – profesional “Anglishtja nga Unë te Ti” në Fshatin SOS

10 Mars 2022

Studentët e Fakultetit të Gjuhës Angleze prej tri vitesh tashmë japin kontributin e tyre profesional në programin “Anglishtja nga Unë te Ti”, prej të cilit përfitojnë shërbimin falas në të mësuarit e gjuhës angleze rreth 100 fëmijë të SOS Fshatit Prishtinë. Këtë vit, rreth 40 studentë të vitit të tretë të këtij fakulteti janë përfshirë në këtë program.

Fillimisht studentët u trajnuan për të marrë njohuri pedagogjike rreth mësimdhënies në mënyrë që ora e mësimit të jetë sa më efikase. Studentët u shprehen të lumtur që po u jepet mundësia që të kontribuojnë në komunitet.

Share: