Një tjetër sukses akademik nga stafi i Kolegjit AAB – Kosova përfaqësohet në nivelin më të lartë shkencor ndërkombëtar

13 Maj 2025

Kolegji AAB ka kënaqësinë të njoftojë për një arritje të rëndësishme akademike të stafit të tij. Më 5 maj 2025, në Universitetin Teknik të Brandenburgut – Brandenburgische Technische Universität Cottbus–Senftenberg (BTU) në Gjermani, Dr. Naim Uka, specialist i Mjekësisë Ligjore dhe ligjërues në Kolegjin AAB, mbrojti me sukses tezën e doktoratës me titull:

“Influence of International Law on Missing Persons: The Right of Family Members to Know the Fate of Missing Persons” para Komisionit Akademik të përbërë nga: Prof. Dr. Jens Schubert, Prof. Dr. Eike Albrecht dhe Prof. Dr. Ismet Salihu.

Ky disertacion shkencor trajton një prej çështjeve më të ndjeshme dhe komplekse në kontekstin post-konfliktual – të drejtën e familjarëve për të ditur fatin e personave të zhdukur – duke u bazuar në standardet e së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe të drejtave të njeriut. Teza përfaqëson një kontribut të drejtpërdrejtë në ndërlidhjen ndërmjet ekspertizës forenzike dhe dimensionit juridik ndërkombëtar.

Ky sukses nuk është vetëm rezultat i përkushtimit personal dhe profesional të Dr. Uka, por njëkohësisht konfirmon rolin e Kolegjit AAB si institucion i rëndësishëm akademik në promovimin e dijes, kërkimit shkencor dhe angazhimit ndërkombëtar. Kolegji AAB është krenar që nëpërmjet stafit të tij kontribuon në ndërtimin e urave mes shkencës, drejtësisë dhe të drejtave të njeriut.

Nëpërmjet pjesëmarrjes në konferenca shkencore ndërkombëtare, botimeve akademike dhe bashkëpunimeve institucionale, stafi i Kolegjit AAB vazhdon të jetë pjesë aktive e zhvillimit shkencor në çështje të ndjeshme që kanë rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare.

Share: