Të nderuar studentë dhe staf i Kolegjit AAB,
ju njoftojmë se bazuar në kalendarin e festave zyrtare, sipas ligjit në fuqi, me rastin e 09 Prillit – Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Kolegji AAB nuk do të punojë në asnjërën nga degët e veta, më:
09 prill 2022
10 prill 2022
11 prill 2022
Orari i rregullt i ligjëratave, ushtrimeve e provimeve vazhdon nga e marta 12 prill 2022.
Urime dhe gëzuar Ditën e Kushtetutës!