Të nderuar studentë dhe staf i Kolegjit AAB,
ju njoftojmë se sipas Kalendarit Akademik 2021/22 duke u bazuar në Ligjin për Festat Zyrtare të Republikës së Kosovës, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve (1 Majit) dhe Festës se Fitër Bajramit, Kolegji AAB nuk do të punojë në asnjërën nga degët e veta nga 01 deri më 03 maj 2022 (e diel, e hënë, e martë).
Procesi i rregullt mësimor do të vazhdojë nga data 04 maj 2022 (e mërkurë).
Kolegji AAB me këtë rast të gjithë punonjësve u uron Festën e 1 Majit, ndërsa besimtarëve myslimanë u uron Festën e Fitër Bajramit.