Numër i madh i maturantëve vazhdon të marrë pjesë në kurset përgatitore falas për Testin e Maturës nga Kolegji AAB

8 Qershor 2024

Po vazhdon mbajtja e kurseve përgatitore falas për maturantët në mbarë Kosovën, të organizuara nga Kolegji AAB.

Këto kurse kanë zgjuar interesim të madh tek maturantët, pasi përgatisin ata për të shënuar rezultate në Testin e Maturës që do mbajnë.

Gjatë kurseve maturantët do zhvillojnë orë në lëndët: Gjuhë Shqipe, Gjuhë Angleze dhe Matematikë. Përveç në degën e AAB-së në Prishtinë, kurse po mbahen edhe në dy degët tjera, Ferizaj dhe Gjakovë.

Share: