Panairi i Studimeve në Gjilan tregon se maturantët gjlanas kanë ndarë mendjen për Kolegjin AAB

24 Prill 2019

Organizuar nga Drejtoria e Arsimit të Komunës së Gjilanit, në kampusin e shkollave të mesme në Gjilan, u mbajt Panairi i Studimeve 2019, me qëllim të orientimit të studentëve të ardhshëm për programet studimore të institucioneve të arsimit të lartë.

Edhe në këtë panair, u dëshmua interesim i jashtëzakonshëm i maturantëve të shkollave të mesme të Komunës së Gjilanit për Kolegjin AAB. Interesimi i madh për programet dhe ofertat akademike, qindra aplikacione për regjistrim të hershëm dhe vizitat e maturantëve në stendën e Kolegjit AAB, tregojnë se maturantët gjilanas tashmë e kanë ndarë mendjen se ku do t’ i vazhdojnë studimet.

Studentët nga Komuna e Gjilanit, gjithmonë kanë qenë të shumtë në numër në Kolegjin AAB, ndërsa një numër i madh i tyre tashmë janë dëshmuar si profesionistë të shquar në fushat në të cilat kanë studiuar.

I përkushtuar për qasjet më të reja në mësimdhënie e në kërkime shkencore, kushte të përkryera për punë e studime për studentët e me teknologjitë më të reja, Kolegji AAB do të vazhdojë të jetë vatër e studimeve për të gjithë maturantët jo vetëm nga Kosova, por edhe nga vendet e rajonit.

Share: