Pas dekadash përkushtim dhe punë të palodhshme, pensionohet zyrtarja e bibliotekës së Kolegjit AAB Naxhije Canolli

28 Qershor 2024

Në një ceremoni e rrethuar me miqtë dhe familjarët e saj duke i uruar pensionim të qetë dhe të rehatshëm, zyrtarja e bibliotekës së Kolegjit AAB Naxhije Canolli, ka përmbyllur suksesshëm një kapitull jetësor.

Pas dekadash kontributi dhe angazhimi të pashoq në bibliotekën e Kolegjit AAB, drejtori Urim Sallauka shprehu mirënjohje dhe falënderime të thella për bashkëpunimin që kanë gëzuar gjatë këtyre viteve.

Znj. Canolli tha se është tejet e lumtur që ishte pjesë e Kolegjit AAB gjatë tërë kësaj kohe, si dhe për vlerësimin e bërë ndaj saj.

Share: