Fillimi i rrugëtimit në Kolegjin AAB garanton suksesin e mëvonshëm, që nënkupton avancimin në karrierë dhe arritjet e synimeve të vendosura nga studentët.
Synimi i njërës nga studentet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, programi Gjuhë Angleze, Astrete Kastrati, ishte zgjerimi i horizontit profesional të cilin nisi ta përmbushte nga fillimi i studimeve.
Ajo mbaroi nivelin master në këtë fakultet, ndërsa çdoherë krahas studimeve ishte edhe e punësuar.
Astretja tani punon në një kompani prestigjioze kanadeze si zyrtare ekzekutive, pas krijimit të bagazhit si mësimdhënëse, asistente administrative dhe asistente ekzekutive në Qeverinë e Kosovës.
“Vendimi për t’ia besuar rrugëtimin tim edukativ Kolegjit AAB është hapi i parë drejt arritjeve të mia të deritanishme. Mbështetja e profesorëve dhe stafit të bën të arrish në një nivel tjetër në aspektin profesional dhe edukativ. Prandaj, bashkëpunimi im me Kolegjin AAB vazhdon akoma,” u shpreh studentja.
Programi Gjuhë Angleze në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, i kushton rëndësi speciale eksplorimit të mundësive për zhvillim në karrierë, të cilat mund të shpiejnë studentët edhe jashtë kufijve. Qasja në bibliotekë të pasur fizike, katalog digjital, bibliotekë elektronike, laborator të përkthimit i pajisur me programin Trados Studio, laborator i interpretimit simultant me pajisje moderne dhe klasa interaktive për mësim të përbashkët, janë faktorët kyç që studentët të zhillohen maksimalisht në këtë program studimesh.