Prorektorja Venera Llunji, dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike Jusuf Qarkaxhija dhe koordinatori Engin Melekoglu kanë mirëpritur ekspertët e sigurisë kibernetike nga FSK dhe dy këshilltarët nga ISG (Institute for Security Governance) Ph.D. Glenn Alexander Crowther dhe Huberto Irizarry. Në këtë vizitë stafi i AAB u informua nga mysafirët për iniciativën e tyre në themelimin e qendrës shtetërore trajnuese për siguri kibernetike, e cila është paraparë të realizohet edhe në Ligjin për Siguri Kibernetike.
Nga Kolegji AAB u garantua çdo ndihmë profesionale e shkencore në themelimin e kësaj qendre, ndërsa në fund mysafirët vizituan objektin e Kolegjit AAB duke parë hapësirat e shumta ku zhvillohet mësimi me studentët.