Dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit Fatmir Pireva dhe koordinatori për cilësi Besim Gashi, janë takuar me rektorin e universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Izet Zeqiri, si dhe udhëheqësin e programit “Sporti dhe Shkencat Sportive” në këtë universitet, Blerim Saiti.
Gjatë takimit u bisedua për tema të rëndësishme nga të dy institucionet si: shkëmbimin e stafit akademik, organizimin e përbashkët të konferencave shkencore, seminareve, tryezave, pjesëmarrjen në takime të ndryshme, shkëmbimin e materialeve profesionale etj.
Në fund të takimit, të dy palët u pajtuan që aktivitetin e radhës të përbashkët ta organizojnë për nder të Ditës Olimpike me 23 qershor.