Drejtoresha e Asociacionit Nacional për Autizmin Jeta Deva dhe mbikëqyrësja e punës terapeutike në asociacion Rrezarta Mahmutaj, kanë mbajtur ligjëratë për studentët e nivelit bachelor dhe master të Fakultetit të Psikologjisë.
Ligjërata ndërlidhej me autizmin në përgjithësi, duke filluar nga shenjat e para te fëmijët, se si mund të vërehet dhe më pas të diagnostikohet nga ekspertët.
Jeta Deva për studentët shpjegoi në detaje shfaqjen e autizmit te fëmijët, me fokus tek sjellja e tyre, komunikimi, emocionet etj.
Rrezarta Mahmutaj si mbikëqyrëse e punës terapeutike në asociacion foli në lidhje me terapinë, metodat dhe teknikat që përdorin për të trajtuar rastet e personave me autizëm.
Studentët patën pyetje të ndryshme për dy të ftuarat dhe temën e trajtuar, ndërsa ndoqën me interesim të shtuar ligjëratën.