Përfaqësueset e Universitetit Masaryk nisin javën e shkëmbimit të stafit përmes Erasmus+ në KolegjinAAB

17 Shtator 2024

Eva Šlesinger dhe Ivana Mackerlová nga Zyra e Zhvillimit të Projekteve në Universitetin Masaryk, kanë nisur javën e shkëmbimit të stafit përmes projektit Erasmus+ në Kolegjin AAB. Ato janë mirëpritur nga prorektorja Venera Llunji dhe profesoresha Eriona Ajvazi.

Gjatë kësaj jave Šlesinger dhe Mackerlová do takohen me dekanët, koordinatorët për cilësi, stafin administrativ, drejtoreshën e Zyrës për Zhvillim të Projekteve dhe drejtorin e bibliotekës së Kolegjit AAB.

Share: