Lejtnanti Joseph Mabry nga forcat paqëruajtëse të KFOR-it amerikan ka vizituar Kolegjin AAB, së bashku me kolegët e tij. Ai u prit në një takim nga drejtori i degës së Kolegjit AAB në Ferizaj Lulzim Shabani, që informoi atë për aktivitetet, zhvillimet dhe të arriturat e institucionit.
Gjithashtu ai falënderoi KFOR për gatishmërinë që ka treguar çdoherë për bashkëpunime të shumta.
Gjatë takimit nga dy palët u shfaq vullneti dhe dëshira për intensifikimin e bashkëpunimeve të mëtutjeshme në të ardhmen.