Sot në Kolegjin AAB studentët kanë pasur rastin të takohen me përfaqësuesit e klinikës gjermane “Medbo”, për t’u njoftuar rreth mundësive për zhvillimit dhe avancim professional.
Në këtë takim mori pjesë prorektorja e Kolegjit AAB Venera Llunji, e cila tha se organizime të tilla shërbejnë për shkëmbim të ideve, mendimeve dhe mundësive të shumta për studentët.
Përfaqësuesit e klinikës “Medbo” përmes një prezantimi ofruan detaje për punën që realizohet, metodat me të cilat punohet dhe kushtet e punës.