Prorektori për çështje mësimore Rijad Novakovic dhe dekani i Fakultetit të Sporteve Ekrem Colakhodzic, nga universiteti “Džemal Bijedić” Bosnje e Hercegovinë, kanë mbajtur ligjëratë për studentët e Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit.
Kjo ligjëratë u mbajt si pjesë e Javës Ndërkombëtare të Stafit në Kolegjin AAB, ndërsa tema e saj fokusohej në programet studimore të dy vendeve, mundësitë e shkëmbimit të studentëve, metodologjitë e reja të programeve sportive etj.
Studentët parashtruan pyetje rreth mundësive të ndjekjes së studimeve për një semestër si dhe organizimin e ngjarjeve të përbashkëta sportive afatshkurtra, me universitetin “Džemal Bijedić”.