Përfaqësuesit e Universitetit të Sporteve të Tiranës takohen me dekanin e Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB

17 Maj 2024

Zv/rektori i Universitetit të Sporteve në Tiranë Fisnik Brovina është takuar me dekanin e Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB, Fatmir Pireva.

Në takim morën pjesë edhe drejtori i Institutit Kërkimor Shkencor të Sportit Arben Kaçurri, drejtuesja e Departamentit të Projekteve dhe Teknologjisë Elona Mehmeti dhe drejtoresha e Marrëdhënieve me Publikun Safiola Çarçani.

Procesi i ndërkombëtarizimit, aplikimet për projekte të përbashkëta dhe gjetja e partnerëve të rinj evropian, ishin pikat kryesore të diskutimeve në takimet e zhvilluara.

Zv/rektori Fisnik Brovina ftoi Kolegjin AAB si partner në organizimin e Konferencës së Sportit që do të mbahet në Tiranë së shpejti. Ky takim u zhvillua në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Stafit në Kolegjin AAB.

Share: