Pas përfundimit të trajnimit “Hyrje në Java” ku morën pjesë maturantët e shkollës “Hivzi Sulejmani”, sot është bërë ndarja e certifikatave për ta.
Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike Jusuf Qarkaxhija bashkë me drejtorin e shkollës Amir Pllana ndanë certifikatat për maturantët për trajnimin që u zhvillua në kuadër të marrëveshjes mes Kolegjit AAB dhe gjimnazit “Hivzi Sulejmani”.
Përveç ndarjes së certifikatave Qarkaxhija dhe Pllana biseduan edhe për zhvillimin e trajnimeve tjera të ngjashme gjatë muajve të verës.