Përfundoi Konferenca Shkencore Ndërkombëtare, organizuar nga Kolegji AAB dhe Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore

3 Qershor 2022

Me 1 dhe 2 Qershor, në shënim të Ditës Botërore të Fëmijëve, Kolegji AAB në bashkëorganizim me Qendrën për Hulumtime Psiko-sociale dhe Mjekësore, organizuan Konferencën Shkencore Ndërkombëtare për Shëndetin, Mirëqenien, Edukimin dhe të Drejtat e Fëmijëve.

Konferenca u mbajt në ambientet e Kolegjit AAB, ku të pranishëm ishin studentët e Kolegjit AAB dhe të institucioneve tjera. Në këtë konferencë u prezantuan mbi 30 hulumtime të ndara në 11 sesione. Pjesë e konferencës ishin edhe 12 poster prezantime. Studentët patën rastin që nga prezantues jo vetëm vendor por edhe ndërkommbëtar, të ndëgjojnë për tema të shumta që prekin shëndetin, mirëqenien, edukimin dhe të drejtat e fëmijëve. Gjatë prezantimeve dhe tryezave të diskutimit, ku morën pjesë përfaqësues institucionesh dhe të organizatave që punojnë drejtpërdrejt në fushën e kujdesit ndaj fëmijëve, studentët patën rastin të parashtrojnë pyetje dhe të bëhen pjesë e diskutimeve.

Kolegji AAB u shprehë mirënjohje të gjithë bashkëpunëtorëve të vet për organizimin e një ngjarje shkencore të përmasave të tilla. 

Share: