Për një javë në Kolegjin AAB janë mbajtur gara në futsall, volejboll, basketboll dhe pingpong. Të gjitha këto u mbajtën në kuadër të Javës së Sportit, e organizuar nga Unioni Studentor dhe Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit.
Këtë vit fitues dolën studentët e këtij fakulteti në të gjitha sportet, kurse në pingpong ishte kampionja e Kosovës Loresa Ymeri që mposhti në finale Llukman Bekën.
Rektori i Kolegjit AAB Blerim Olluri, dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit Fatmir Pireva dhe prorektorja Venera Llunji, ndanë në fund shpërblimet për fituesit e këtyre garave.