Ka përfunduar edhe aktiviteti i fundit i projektit studentor ‘’Students as Professional Journalists’’, krahas aktiviteteve tjera paraprake. Koordinatorja e projektit Lularta Buja, në përmbyllje bashkë me studentët e Fakultetit të Komunikimit Masiv (niveli MA) të Kolegjit AAB, dhuruan 5 ‘’Gift Cards’’ për nxënësit e shkollave të mesme që kanë përfunduar me suksesin shkrimin e artikujve, që tanimë janë publikuar në ATVLIVE.TV
Dhuratat për nxënësit kanë përfshirë përzgjedhjen e librave nga titujt e shumtë në librarinë e Kolegjit AAB, ndërsa thanë se ishin mirënjohës dhe të privilegjuar për mundësinë e dhënë. Këto aktivitete u mundësuan nxënësve të identifikojnë burimet, të realizojnë intervista dhe të verifikojnë informacionet para se t’i publikojnë ato.
Pjesëmarrësit falënderuan studentët e Fakultetit të Komunikimit Masiv të Kolegjit AAB, të cilët ndihmuan dhe mbikqyrën mbarëvajtjen e projektit.