Fakulteti i Komunikimit Masiv tashmë është duke e përmbushur misionin që ia ka caktuar vetës duke vepruar si qendër e suksesshme dhe produktive e ekselencës akademike, kërkimore dhe profesionale e mediave dhe komunikimeve, përgatit gazetarë profesionistë, operatorë mediatikë dhe ekspertë të komunikimit publik, për të kontribuar në përmirësimin e vazhdueshëm të shoqërisë demokratike.
Më poshtë mund të gjeni disa prej sukseseve që e kanë karakterizuar këtë fakultet vitin e kaluar:
1. Fakulteti me mundësitë unike në rajon për praktikë profesionale në kampus (në ATV, Radio, portal)
2. Fakulteti me më shumë konferenca shkencore të realizuara në vitet e fundit
3. Fakulteti me shkallë më të lartë punësimi
4. Në dy vitet e fundit ka pasur ligjërues vizitorë nga Bologna, Parisi, Athina, Firence, Tirana etj
5. Fakultet me mobilitet studentësh të gazetarisë (kryesisht në Norvegji)