Java e Stomatologjisë ka përmbyllur aktivitetet e saj, organizuar për nder të 6 marsit – Ditës Ndërkombëtare të Stomatologëve. Përgjatë javës u organizuan kontrolla stomatologjike falas për fëmijë si dhe u shënuan aktivitete të tjera me qëllim të vetëdijësimit për kujdes dentar.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve u ofruan shërbime që përfshijnë vizitën stomatologjike, nxjerrje apo mbushje të dhëmbit, trajtime endodontike, pastrim dhe polirim të dhëmbëve. Të gjitha këto shërbime janë kryer nga studentët tanë në mbikqyrje të profesorëvë dhe asistentëve.
Në ditën e fundit të aktiviteteve, studentët e Fakultetit të Stomatologjisë prezantuan hulumtime shkencore që i kanë realizuar me ndihmën e profesorëve.