Sot është mbajtur ceremonia përmbyllëse e programit dyjavor të ekspertit të kibernetikës nga SHBA, Dr. Maurice Dawson Jr, i cili mbajti ligjërata për studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike. Gjatë kësaj ceremonie u shpërndanë certifika për studentët pjesëmarrës në këtë program, ndërsa zv/rektori i Kolegjit AAB, Shemsedin Vehapi ndau një mirënjohje për z. Dawson duke e falënderuar atë për kontributin e tij në këto dy javë.
Ligjëratat e mbajtura kishin të bënin me rritjen e ndërgjegjësimit për sigurinë kibernetike, mbrojtjen dhe sigurinë e rrjetit, kërcënimet dhe dobësitë, menaxhimin e riskut, mjekësinë ligjore kompjuterike, kriptografinë dhe zhvillimin e një karriere në sigurinë kibernetike.