Dr.sc

Arburim Shabani

Dr.Sc. Arburim Shabani ka lindur më 26 nëntor 1978 në Prishtinë, shkollimin fillor dhe të mesëm e ka kryer në Ferizaj. Në vitin 2006, diplomoi në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës në drejtimin “Menaxhment & Informatikë”, studime katërvjeqare  (https://uni-pr.edu/).  Në vitin 2010 përfundoi studimet posdiplomike në të njëjtin institucion në drejtimin “Menaxhment dhe Informatikë”, ku fitoi titullin Mastër i Shkencave Ekonomike (M.Sc.). Në vitin 2021 mbrojti disertacionin e doktoratës në European Center for Peace and Development në Shkup, me temën: Identifikimi i Kreativitetit dhe Inovacioneve në Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme në Kosovë dhe Menaxhimi i tyre”, duke marrë titullin Doktor i Shkencave Ekonomike, profili në Menaxhment (https://www.ecpdorg.net).

Në vitin 2009 pranë Akademisë së Studimeve të Avancuara Universitare (ASAU) në Prishtinë ka kryer programin Metodologjia e Hulumtimeve

Gjatë viteve të punës në Telekomin e Kosovës – VALA, ka përfunduar trajnime të ndryshme të menaxhimit (Vlerësimi i Performancës, Planifikimi dhe Shitjet, Menaxhimi i Projekteve, Menaxhimi i Kohës, Menaxhimi i Ndryshimeve, Menaxhimi dhe Lidershipi, Prezantimi Efektiv, Komunikimi, Motivimi, Ndërtimi i Ekipit, Marrja e Vendimeve, PRINCE2, Analiza me SPSS, Prokurimi dhe Tenderimi), trajnimet nga Shoqata e Bankave të Kosovës (Hyrje në Aktivitetet Bankare, Sistemi Ndërkombëtar dhe Lokal i Pagesave, Menaxhimi i Riskut Operacional), si dhe trajnimin “Të folurit para publikut” nga Akademia Fol.

Përvoja akademike: Nga viti akademik 2012-2013 është angazhuar si ligjërues në Kolegjin Universitar AAB, ku ndër vite ka shërbyer në nivelin Bachelor në lëndët: Hyrje në Biznes, Menaxhment, Menaxhment Financiar, Financa Ndërkombëtare, Analizë Financiare, Kontabilitet Financiar, Tregtia Digjitale   si dhe në nivelin Master: Standarde Ndërkombëtare të Kontabilitetit, Menaxhment Financiar, Auditimi dhe Siguria.  

Përvoja profesionale: Përvoja e punës së Arburim Shabanit fillon nga Korriku i vitit 1999 me Organizatat Ndërkombëtare JoQeveritare: IMC International Medical Corps (Korrik ’99 deri Qershor ’00) dhe IOM International Organization for Migration (Qershor ’00 deri Prill ’01). 

Nga Qershori i vitit 2001 deri në Maj 2022 ka shërbyer në Telekomin e Kosovës në pozita të ndryshme në nivel eksperti dhe menaxheri. Gjatë këtyre viteve ka bartur pozita të ndryshme duke filluar nga Përgjegjës Rajonal për Finnaca në regjionin e Ferizajt e duke vazhduar me pozitën si Analist i Lartë Financiar në zyrat qendrore të Telekomit, e më pastaj edhe si Menaxher Financiar dhe Këshilltar në zyrën e drejtorit të Telekomit. Vitet e fundit të punës në Telekomin e Kosovës ka shërbyer në Zyrën për Menaxhimin e Përgjithshëm të Cilësisë, ku ka qenë bartës i projektit të përpilimit të Procedurave Standarde të Operimit për të gjitha departamentet e Telekomit të Kosovës.

Nga Shkurti 2022 deri në Shkurt 2025 ka qenë është anëtar i Bordit të British School of Koosva. 

Prej muajit Gusht 2022, punon si Konsulent Financiar dhe i Biznesit për brendin Liastublla (industria e dizajnit të modës).

Nga viti 2010 Arburim Shabani është i angazhuar në fushën e konsulencës dhe trajnimeve për bizneset e ndryshme në Kosovë. Nga viti 2015 është anëtar aktiv i Këshillit të Konsulentëve të Kosovës (https://www.bcc-ks.org.) ku ka qenë bartës i shumë projekteve të konsulencës menaxheriale, financiare dhe trajnimeve.

Gjatë punës si konsulent/trajner, ka mbajtur projekte trajnimi përmes Këshillit të Konsulentëve të Kosovës (BCC- Business Consultants Council), Projektit ATAR2 mbështetur nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe përmes Human Capital Kosova (https://www.humancapital-ks.com/ ).

Nga viti 2015 Arburim Shabani ka realizuar mbi 10 projekte të ndryshme dhe atë; plane biznesi, plane investimi, plane strategjike, konsulencë menaxheriale dhe biznesi, trajnime bazë dhe të avancuara, rekrutim, identifikim të talenteve dhe punësim.

Nga viti 2015 si anëtar i BCC (Business Consultants Council) në Prishtinë Arburimi është përfshirë edhe në projektin KOSME (Programi për Promovimin e NVM-ve në Kosovë), ku ka mbajtur dy trajnime për anëtarët e AKB-së (Aleanca Kosovare e Biznesit), në fushën e Menaxhimit Financiar të BIzneseve. 

Në Shtator 2016 përmes Human Capital Kosova për Baruti AG ka mbajtur trajnimin “Menaxhimi për Udhëheqësit e Ekipeve”.

Nga Qershori 2018 deri në Dhjetor 2018 Arburim Shabani si menaxher projekti ka zbatuar me sukses projektin “Rritja e punësimit në grupet e margjinalizuara” (projekt i mbështetur nga EYE/HELVETAS) https://helvetas-ks.org/eye. Qëllimi i projektit ishte në njërën anë;  identifikimi i anëtarëve të interesuar për punë nga grupet e margjinalizuara; realizimi i trajnimeve, përgatitja për punë, dhe në anën tjetër identifikimi i bizneseve që kanë nevojë për punëtorë, ndërmjetësimi në punësim dhe punësimi. Në këtë projekt ka mbajtur 3 sesione trajnimi; me fokus në përgatitjen e këtyre anëtarëve për tregun e punës, ku ka arritur që të punësoj 49 anëtarë të grupeve të margjinalizuara (komunitete RAE dhe femra të margjinalizuara).

Në mars 2019, Arburim Shabani ka mbajtur trajnim me temën “Shitjet dhe Negocimi”, për projektin ATAR2 (Përmirësimi i Vetëpunësimit dhe Ndërmarrësisë për të Rinjtë e Kosovës), projekt i financuar nga zyra e Bashkimit Evropian dhe implementuar nga FIQ Kosovë..

PUNIMET SHKENCORE DHE KONFERENCAT

Punimet

Shabani, A., & Hashani, M. (2023). The study of factors that impact life insurance decision of individuals [Special issue]. Corporate & Business Strategy Review, 4(2), 375–385. https://doi.org/10.22495/cbsrv4i2siart17 

Shabani, A., Gjinovci, A., Asllani, B. (2012), Correlation Coefficient Between Employment and Consumption in Kosovo 2003-2009, European Scientific Journal, April edition vol. 8, No.7, ISSN: 1857 – 7881 (Print) e – ISSN 1857- 7431, April 2012.

http://eujournal.org/index.php/esj/article/view/122/127 

Pjesëmarrja në konferencat shkencore

Prezantim: Sfidat për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kosovës në vitet e ardhshme, SIGURIA, PAQJA DHE ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM NË NJË BOTË TË TRAZUAR, Kolegji AAB, në bashkëpunim me: Universitetin e Evropës Juglindore – Maqedonia e Veriut Universitetin e Vlorës “Ismail Qemali” – Shqipëri, Prishtinë, Kosovë, Shtator 2024.

Prezantim: Trendi i zhvillimit të biznesit në Kosovën e pasluftës dhe arsyet, Konferenca e IX-të Vjetore e Institutit Alb Science, Prishtinë, Kosovë, Gusht 2014.

Prezantim: Arsimi, burimet individuale të të ardhurave dhe struktura e biznesit sipas aktiviteteve ekonomike në Kosovë gjatë viteve 2005-2010, Konferenca e VII-të Vjetore e Institutit Alb Science, Shkup, Maqedoni, Shtator 2012.

Prezantim: Publikimi: Vështirësitë financiare të bizneseve të vogla dhe investimeve, Konferenca Ndërkombëtare “Ndërtimi i Zhvillimit të Qëndrueshëm Ekonomik Rajonal përmes Zhvillimit të NVM-ve” Kolegji i Menaxhimit Ndërkombëtar “Globus”, Dhjetor 2011.

Prezantim: Rekrutimi dhe Përzgjedhja brenda Sektorit Bankar në Kosovë, Konferenca e VI-të Vjetore e Institutit Alb Science, Prishtinë, Kosovë, Shtator 2011.

Prezantim: Marrëdhënia midis arsimit dhe punësimit në Kosovë gjatë viteve 2003-2009, Konferenca e VI-të Vjetore e Institutit Alb Science, Prishtinë, Kosovë, Shtator 2011.

Dr. Sc. Arburim Shabani është një ligjërues, konsulent dhe trajner  me përvojë të dëshmuar në sektorin e konsulencës, duke punuar kryesisht me bizneset në Kosovë. Ekspertiza e tij përfshin fusha të ndryshme kritike si negociatat, planifikimi i biznesit, menaxhimi i operacioneve dhe ndërtimi i ekipit, duke e bërë atë një profesionist të gjithanshëm në fushën e menaxhimit. Përvoja e tij e gjerë i mundëson atij të ofrojë njohuri të vlefshme dhe udhëzime strategjike për organizatat që kërkojnë rritje dhe efikasitet.

Aftësitë e tij analitike dhe aftësitë udhëheqëse i lejojnë atij të analizojë sfidat komplekse të biznesit dhe të zhvillojë zgjidhje efektive. Me një fokus në menaxhim, ai vazhdon të kontribuojë ndjeshëm në aspektet akademike dhe praktike të biznesit në Kosovë, duke i ndihmuar kompanitë të arrijnë zhvillim të qëndrueshëm dhe avantazh konkurrues.

Është i martuar, ka tre fëmijë dhe jeton në Prishtinë.