Astrit Hajdini ka lindur më 16 gusht 1986 në Vushtrri. Shkollimin fillor e kreu në qytetin e lindjes, ndërsa atë të mesëm në Mitrovicë. Studimet universitare i përfundoi në vitin 2009 në Fakultetin e Mjekësisë, drejtimi Infermieri, në Universitetin e Prishtinës (https://uni-pr.edu). Në vitin 2018 përfundoi studimet pasuniversitare në Kolegjin “Rezonanca”, ku fitoi titullin Magjistër i Shkencave në Infermieri (https://rezonanca-rks.com).
Përvoja profesionale e tij filloi në vitin 2010 si infermier në Spitalin “Euromed” në Fushë Kosovë (https://spitalieuromed.com), ku shërbeu deri në vitin 2014. Që nga viti 2015, është i angazhuar si infermier i përgjithshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (https://shskuk.rks-gov.net), ndërsa në vitin 2024 u emërua Kryeinfermier i repartit në Klinikën e Onkologjisë.
Në vitin 2019, ka kontribuar si mentor klinik në Kolegjin “Rezonanca”. Po atë vit, nisi edhe angazhimin akademik si asistent në Kolegjin AAB, ku vazhdon të japë mësim në Programin e Infermierisë (https://aab-edu.net). Që nga viti 2023, mban funksionin e nënkryetarit të Komisionit për Licensim dhe Rilicensim të Infermierëve të Pediatrisë në Odën e Infermierëve të Kosovës (https://app.oik-ks.org).
Astrit Hajdini ka marrë pjesë në mënyrë të vazhdueshme në trajnime dhe konferenca kombëtare e ndërkombëtare me fokus në përmirësimin profesional dhe avancimin e praktikës infermierore. Ndër më të rëndësishmet përmendën:
University of Durrës & Hungarian Hospice-Palliative Association
First PET/CT Professional Symposium in Kosovo
Breast Cancer – Management Challenges; Preparation of Cytostatics; Stereotactic Ablative Radiotherapy in the Lung, Liver, Spine, and Prostate
Adaptive Brachytherapy in Cervical and Endometrial Carcinoma
The 2nd International Congress of Healthcare Professionals
Aktualisht jeton në Fushë Kosovë, është i martuar dhe ka një fëmijë.