Prof. ass. dr.

Blerta Abazi

Prof. Ass. Dr. Blerta Abazi ka lindur më 6 mars 1989 në Skenderaj, ku përfundoi arsimin fillor dhe të mesëm. Ajo është e diplomuar në Fakultetin e Edukimit Fizik në Universitetin e Prishtinës më 2010, ku përgatiti punimin e saj për temën: “Teknikat bazë për fillestarët në lojën e ping pongut”. Studimet master i përfundoi në vitin 2013 në Fakultetin e Shkencave të Sportit në Prishtinë, me temën: “Analiza e rezultateve te lojes ne Kampionatin e lojrave individuale ne ping pong në Lojërat Olimpike Londër 2012”. (https://uni-pr.edu/).

Në vitin 2023, ajo përfundoi studimet e doktoratës në Fakultetin e Edukimit Fizik në Universitetin e Tetovës, me temën: “Ndikimi i forcës shpërthyese në efektivitetin e kërcimit së larti”. (https://unite.edu.mk/)

Ndërkohë, në qershor 2024, në Kolegjin AAB u avancua me titullin: Profesor Asistent. (https://aab-edu.net/)

Përvoja profesionale: Nga viti 2013 e deri më sot, është në marrëdhënie pune në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB, ku ligjëron lëndët praktike dhe teorike si: Ping pong dhe Fitnes. (https://aab-edu.net/).

Ajo është gjithashtu e angazhuar në projekte ndërkombëtare si pjesë e bashkëpunimeve për zhvillimin e arsimit përmes sportit. Aktualisht është pjesë e projektit “Let’s PLAY Maths”, që synon edukimin e fëmijëve të moshës 6–9 vjeç përmes lojërave sportive të lidhura me konceptet matematikore, në bashkëpunim me organizata partnere nga Franca, Rumania dhe Maqedonia e Veriut. (http://pl4y.international/fr).

Gjatë karrierës së saj sportive (2001–2017), është shpallur Kampione e Kosovës në ping pong për tre vite rresht (në kategorinë junior dhe senior) dhe ka përfaqësuar Kosovën në Kampionatet e shumta Botërore në vende si: Bosnja, Kroacia, Hungaria, Sllovenia dhe Kina.

Për disa vite, 2021–2024 ka qenë edhe anëtare Bordi në Federatën e Ping pongut të Kosovës. (www.fppk.com).

Trajnime dhe angazhime profesionale:

  • Trajnere e licencuar nga ITTF – Federata Ndërkombëtare e Ping pongut (2011) (www.fppk.com)

  • Trajnim profesional për “Përgatitjen dhe menaxhimin e projekteve kërkimore” – Kolegji AAB (2011) (www.aab-edu.net)

Punimet shkencore dhe konferencat:

  • Abazi. B, (2020) The impact of marital status in physical activity of women in Kosovo, The Scientific Journal SPORT AND HEALTH, vol.7 Nr.13-14. Link.

  • Abazi, B., Gashi, B., Pireva, F., Maqedonci, V. (2019) Dependency on cell phone (Internet)… Link.

  • Pireva, F., Abazi, B., etj. (2020) Differences in some motor skills… Link.

  • Abazi, B., etj. (2019) Differences in some anthropometric characteristic… Link.

  • Berisha, M., Abazi, B. (2021) Determining the norm values… Link.

  • Abazi, B., Berisha, M., Faber, I. (2023). A Cross-Country Validation… Link

Konferencat shkencore ku ka prezantuar:

  • Konferenca Ballkanike e Shkencave të Sportit – UT (2019). Tema: Differences in anthropometric…

  • Konferenca Virtuale Akademike – AAB (2020). Tema: Ndikimi i COVID-19 në shoqëri.

  • Konferenca Ndërkombëtare e Shkencave të Sportit – AAB (2021). Tema: The impact of marital status…

  • Konferenca SHS-IC – UBT (2024). Tema: Ndikimi i programit pliometrik… Link.

  • Konferenca Ballkanike e Shkencave të Sportit – UT (2025). Tema: Efektet e stërvitjes pliometrike…

Përmbledhje personale: Prof. Ass. Dr. Blerta Abazi është një figurë e dalluar në fushën e edukimit fizik dhe sportit, me përvojë të thellë në trajnim, mësimdhënie dhe hulumtim shkencor. Me një karrierë aktive si sportive, trajnere dhe akademike, ajo përfaqëson një profil të plotë profesional që kontribuon në ngritjen cilësore të arsimit sportiv dhe kërkimit shkencor në Kosovë.

Ajo është e martuar, nënë e dy fëmijëve dhe jeton në Fushë Kosovë.