Dr. med.

Bujar Gashi

Profesor

Direktor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare – Komuna e Prishtinës

Dr. Bujar Gashi ka lindur më 8 korrik 1977 në Prishtinë. Studimet universitare i kreu në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, ku më 25 janar 2008 fitoi titullin Mjek i Përgjithshëm. Më tej, më 27 mars 2015, përfundoi specializimin në Mjekësinë Familjare pranë të njëjtit institucion. Në vitin 2019, mori titullin Master i Arteve në Menaxhment Shëndetësor nga Kolegji ILIRIA në Prishtinë, duke thelluar ekspertizën e tij në fushën e menaxhimit të shëndetësisë publike.

Karriera e tij profesionale ka nisur qysh në vitin 1999 në Klinikën Emergjente të QKUK-së si Infermier Emergjent. Gjatë viteve 2002–2008, ai punoi si infermier në terren në Qendrën e Mjekësisë Urgjente të Komunës së Prishtinës, ku kontribuoi në projekte dhe aktivitete në fushën e shëndetit publik. Nga viti 2008 deri në 2015, ushtroi profesionin e mjekut në të njëjtën qendër, me fokus në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, hartimin e udhëzuesve profesionalë dhe protokolleve klinike.

Pas specializimit, në periudhën 2015–2016, shërbeu si Specialist i Mjekësisë Familjare. Më pas, nga 2016 deri më 2018, u emërua Drejtor i Qendrës së Mjekësisë Urgjente të Prishtinës. Kontributi i tij në menaxhimin shëndetësor u zgjerua më tej në vitet 2018–2021, ku mbajti postin e Drejtorit të Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës. Aktualisht, nga viti 2021, ai është Drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Në anën akademike, që nga viti 2018 është ligjërues i rregullt në Kolegjin AAB, ku angazhohet në mësimdhënie në fusha të mjekësisë dhe menaxhimit shëndetësor.

Dr. Gashi ka një aktivitet të theksuar shkencor me publikime në revista ndërkombëtare të njohura:

  • “Seroprevalence of anti-SARS-CoV-2 Antibodies among Municipal Staff in the Municipality of Prishtina”, botuar në International Journal of Environmental Research and Public Health (MDPI), 2021. https://doi.org/10.3390/ijerph182312545
  • “Seroprevalence of anti-SARS-CoV-2 antibodies among staff at primary healthcare institutions in Prishtina”, botuar në BMC Infectious Diseases, 2022. https://doi.org/10.1186/s12879-022-07038-6
  • “Prevalence of COVID-19 During 2021 in Prishtina, Kosovo: A Population-Based Cross-Sectional Study”, botuar në Turkish Journal of Family Medicine & Primary Care, 2023. https://doi.org/10.21763/tjfmpc.1557681

Ai gjithashtu ka ndjekur një sërë trajnimesh profesionale, përfshirë:

  • Master of Arts in Health Management (2019), Iliria College
  • RCGP International Examiner (2018), Royal College of General Practitioners
  • Instructor në CPR (2017), Qendra për Mësim dhe Kërkime në Mjekësinë e Fatkeqësive dhe Traumatologji – Linköping, Suedi
  • Advanced Trauma Life Support Course (2017), University College London Hospital
  • Specialist i Mjekësisë Familjare (2015), Ministria e Shëndetësisë dhe QKUK
  • Medical Doctor (2008), Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë

Në fushën e kompetencave profesionale, Dr. Gashi shquhet për përvojën e tij si menaxher i shëndetësisë publike me mbi 6 vite në pozita drejtuese në Komunën e Prishtinës. Ai zotëron aftësi të mira organizative dhe informatike, duke përfshirë përdorimin e programeve bazë dhe Microsoft Office.

Gjuhët:
  • Shqip (gjuha amtare): Shkëlqyeshëm (5/5)
  • Anglisht: Shumë mirë (4/5)
  • Serbisht: Shkëlqyeshëm (5/5)

Është anëtar i Royal College of General Practitioners – MRCGP që nga viti 2021 dhe anëtar i Oda e Mjekëve të Kosovës që nga viti 2010.