Prof. Ilir Bejta ka lindur më 22 tetor 1976 në Mitrovicë, ku përfundoi shkollën fillore dhe shkollën e mesme të Mjekësisë. Në vitin 2005, diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës në drejtimin Mjekësi e Përgjithshme dhe fitoi titullin Doktor i mjekësisë.
Në vitin 2011 filloi specializimin në lëminë e Radiologjisë të cilën e përfundoi në vitin 2015 dhe fitoi titullin specialist i Radiologjisë. Nga viti 2011–2016 ushtroi profesionin e mjekut të përgjithshëm e më pas të specialistit të Radiologjisë në Spitalin e Përgjithshëm Rezonanca në Prishtinë.
Nga viti 2016 punon në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës – Klinikën e Radiologjisë. Gjatë viteve 2019–2021 u emërua shef i Diagnostikës abdominale dhe Radiologjisë imtervente.
Është pjesë e stafit të klinikës Olive në Mitrovicë dhe Prishtinë, nga viti 2023.
Prof. Ilir Bejta ka ndjekur trajnime të shumta me qëllim zhvillimi profesional. Në vitin 2018, ka ndjekur trajnim për PET-CT në spitalin “Life Med” dhe “Emsey Hospital”, Stamboll, Turqi. Në vitin 2022 ka ndjekur trajnim për Radiologji Intervente në Qendrën Klinike Universitare në Athinë, Greqi.
Prof. Ilir Bejta ka marrë pjesë në mënyrë aktive e pasive në konferenca të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare.
Përvoja e tij në arsim filloi me angazhim në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Rezonanca gjatë viteve 2011–2016 ku punoi si staf akademik në lëndët Anatomi radiologjike, Radiologji e përgjithshme, imazhimi me Ultratingull. Nga viti 2018 është pjesë e stafit akademik të Kolegjit AAB, ku punon si profesor i rregullt në lëndët Radiologji konvencionale dhe metoda tjera të avansuara, Tomografia e Kompjuterizuar 1, Tomografia e Kompjuterizuar 2, Radiologji intervente, Sepsa antisepsa dhe siguria në punë.
Punimet shkencore dhe konferencat – është bashkautor i një publikimi të indeksuar në SCOPUS.
Aktivitete tjera edukativo-arsimore:
Prof. Ilir Bejta është i martuar, ka dy fëmijë dhe jeton në Prishtinë.