PhD.C

Ilir Murtezaj

Dr. Ilir Murtezaj ka lindur më 09 Gusht 1975 në Skenderaj, ku përfundoi edhe shkollimin fillor dhe të mesëm. Në vitin 2000, diplomoi në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës në drejtimin “Banka dhe Financa” (https://uni-pr.edu/) .  Ndërsa, në vitin 2016 përfundoi studimet posdiplomike në Kolegjin Iliria (htps://uiliria.org) në drejtimin “Banka Financa dhe Kontabilitet”, ku fitoi titullin Mastër i arteve në Banka, Financa dhe Kontabilitet

Më tej, në vitin 2024, mbrojti disertacionin e doktoraturës në University of Library stady and information, Sofia, Bullgari, me temën: “Roli i Resurseve Humane në zhvillimin dhe funksionalizimin e Administatës Tatimore në Kosovë”, duke u nderuar me titullin Doktor i Shkencave Ekonomike, (https://www.unibit.bg).

Si pjesë e Administratës Tatimore, që nga viti 2001, Prof Murtezaj ka qenë pjesëmarrës i shumë punëtorive dhe simpoziumeve, ku disa nga to po i listojmë me poshtë :

Pjesëmarrës në trajnimin e organizuar nga Agjensioni Europian për Rindertim (AER-i) me temë : Audtimi i Mbrendshëm dhe Kontrolli i Mbrendshëm, 20.09.2004-12.11.2004

Pjesëmarrës në Workshopin-in e organizuar nga CEF-i në Slloveni. Tema : Hyrje ne Tatime dhe reforma tatimore, 24.09.2012-28.09.2012.

Pjesmarrës në Workshop-in e organizuar nga ATK-ja ne bashkëpunim me FMN-në me temë: Menaxhimi i Rrezikut, 11.11.2013-15.11.2013.

Pjesëmarrës në trajnimin 5 ditorë (08.04-12.04.2013) në Vjenë-Austri të titulluar “Transfer i çmimeve”.

Përvojen e tij profesionale e filloi në Administratën Tatimore të Kosovës, në vitin 2001. Fillimisht ne pozitën e inspektorit tatimor, pastaj Udhëheqësit te ekipit, Menaxher i Njësis së Tatimpaguesve të Mëdhenj, Drejtor i Departamentit të Tatimpaguesve të Mëdhenj, Drejtor i Departamentit të Shërbimit të Tatimpaguesve, si dhe nga viti 2019 ne pozitë te Drejtorit të Përgjithshëm te ATK-së, pozitë te cilën ende vazhdon ta mbajë (www.atk-ks.org) . Nën drejtimin e Drejtorit Murtezaj Administrata Tatimore e Kosovës arriti progres te lartë, duke arritur qe te vlerësohet lart nga organizatat vendore dhe ndërkombëtare për ngritjen e të hyrave tatimore si dhe modernizimin e saj. Një vlerësim te tillë e bëri FMN, ne raportin e saj te publikuar ne Janar/2025 (https://www.imf.org/en/Publications/technical-assistance-reports/Issues/2025/01/17/Republic-of-Kosovo-Technical-Assistance-Report-25-Years-of-Tax-Administration-Progress-561034). 

Po ashtu ne periudhën 2018-2019 ka mbajt pozitën e Kryetarit te Komitetit te Auditimit, në Komunën e Skenderajit (https://skenderaj.rks-gov.net) . 

Dr. Ilir Murtezaj është një akademik, i cili kontributin e tij në ligjërim e filloj ne vitin akademik 2022/2023, në Kolegjin AAB, ku edhe sot vazhdon të jetë ligjërues i angazhuar. Lëndët qe ka ligjëruar dhe ligjëron janë: Kontabilisti në biznes, Ligjet komerciale dhe tatimet në Kosovë, dhe Etka në Kontabilitet dhe Auditim.

Punimet shkencore dhe konferencat 

Kontributi i tij në shkencë përfshin një sërë publikimesh në revista të indeksuara si SCOPUS dhe Google schoolar. Ndër veprat e tij më të njohura përfshihen:

Ilir Musli Murtezaj, Burhan Reshat Rexhepi, Bardhyl Dauti, Halit Xhafa. (2024). Mitigating economic losses and prospects for the development of the energy sector in the Republic of Kosovo. https://ecdev.com.ua/en/journals/t-23-3-2024/pom-yakshennya-ekonomichnikh-vtrat-ta-perspektivi-rozvitku-energetichnogo-sektoru-v-respublitsi-kosovo 

Burhan Reshat Rexhepi, Ilir Musli Murtezaj, Bardhyl Dauti, Besa Seadin Xhaferi.  

Energy Efficiency in the Western Balkans: The Case of Kosovo, 2025. https://grassrootsjournals.org/gjnr/0801m00511.html

Ilir M Murtezaj, Burhan Reshat Rexhepi, Besa Seadin Xhaferi, Halit Xhafa and Seadin Xhaferi. The Study and Application of Moral Principles and Values in The Fields of Accounting and Auditing, 2024. https://www.academia.edu/download/118151220/2031.pdf

Rexhepi, B.R, Murtezaj, I.M, Visa liberation and labour mitigation: Legal and economic implications for Kosovo, 2024. 

https://sls-journal.com.ua/web/uploads/pdf/Social_and_Legal_Studios_7_2_2024-19-27.pdf,  

Burhan Reshat Rexhepi; Ilir Musli Murtezaj; Besa Seadin Xhaferi; Seadin Xhaferi. The cost calculation method based on activity is known as the activity-based costing (ABC) method, https://doi.org/10.61707/r9xmrs04

Ilir Musli Murtezaj, The Effect of Electronic Data Interchange (EDI) on Improving Tax Compliance Rates.  Link

Ilir Musli Murtezaj, HARMONIZATION OF TAX SYSTEMS IN THE EUROPEAN UNION, 2023. https://www.ceeol.com/search/article-detail?id=1298527

Ilir Musli Murtezaj, Tax Debts Pose a Significant Challenge for Tax Institutions, 2024. Link

Përveq punimeve shkencore, Prof I. Murtezaj ka qene pjes e shumë konferencave, si panelist :

Dr. Ilir Murtezaj është një figurë me përvojë te gjatë ne fushën profesionale, ku ne secilën pozitë publike qe ka mbajtur është shquar për përkushtimin dhe rezultatet e arritura.

Është i martuar, ka tre fëmijë dhe jeton në Prishtinë.